Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U amnistuan nga krimet, sot lënë burgun 72 të dënuar në Shqipëri

Gazeta10
15 July 2026 - 8:44

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme ndërkohë që nga burgu i grave në Posjkë do të lënë qelitë 12 të dënuara.

Në pritje të daljes së tyre, janë familjare të shumtë të cilët ndihen të lumtur që ribashkohen me të afërmit e tyre të cilët kanë qenë në këto dy institucione të vuajtjes së dënimit deri ditën e sotme dhe kanë përfituar nga amnistia, raporton euronews.

“Kam djalin. Thonë që djalit tim i gjetën drogë, ndërkohë që në shtëpi nuk i gjetën asgjë. Nuk e kam fare mirë nga ana shëndetësore.

Djali im ka tre vjet që me arrestuan në shtëpi. Jam shumë e lumtur që do të dalë, por është i sëmurë”, u shpreh nëna e një prej të burgosurve, i cili pritet të dalë sot nga burgu.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.