Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U dehidratuan, s’mund të vijonin lëvizjen – Forcat Ajrore shqiptare shpëtojnë tre turistë të bllokuar në Malin e Çikës

Gazeta10
06 August 2026 - 11:24

Tre turistë janë shpëtuar nga Forca Ajrore të Shqipërisë, pas një operacioni të suksesshëm kërkim-shpëtimi (SAR) në zonën e Malit të Çikës.

Ata kishin mbetur në vështirësi për shkak të dehidratimit dhe pamundësisë për të vijuar lëvizjen në terrenin e thyer malor.

Pas sinjalizimit, Forca Ajrore ndërhyri me helikopterin Cougar, duke bërë të mundur evakuimin e tyre nga zona e vështirë.

Tre turistët u transportuan më pas drejt një zone të sigurt, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.