Situatë e qetë po mbizotron aktualisht në komunën e Zveçanit, atje ku qindra serbë lokalë janë mbledhur për të kundërshtuar betimin e kryetarëve të rinj të sapozgjedhur.
Gazetarja e Kanal10 Saranda Aliu ka treguar se në afërsi të kësaj komune po qëndrojnë zyrtarë policorë të Kosovës, transmeton Gazeta10.
Ajo ka thënë se situata po vëzhgohet edhe nga forcat e KFOR-it dhe EULEX-it.
“S’ka të lënduar as nga zyrtarët policor e as nga qytetarët. Po shohim edhe zyrtarë të KFOR-it dhe EULEX-it që po e vëzhgojnë situatën me veturat e tyre. Vetëm po vijnë e po largohen nga kjo zonë. Si kemi parë që po dalin jashtë veturave të tyre. Aty po qëndrojnë.”, tregoi tutje gazetarja e Kanal10.
Ajo ka thënë se në afërsi të objektit të komunës së Zveçanit ende po qëndron serbët lokalë të cilët ishin shpërndarë nga policia e Kosovës pasi kishin përdorur gaz lotsjellës.
“S’po lejohemi të afrohemi të objekti. Por, tymi që po del herë pas herë nga gazi lotsjellës. Atje janë duke qëndruar disa zyrtarë policorë. Kemi parë disa vetura të policsë që u janë thyer xhamat. Ka qytetarë serbë që janë në afërsi të gazetarëve, të njëjtve u janë skuqur fytyrat e po ju dalin lot nga sytë prej gazit lotsjellës. Por për momentin situata është e qetë.”, njoftoi gazetarja. /Gazetarja10.