Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U kërkoi të mos ndërhyjnë në Kushtetuese, ambasadori francez s’komenton deklaratat e deputetit të VV-së

Gazeta10
11 March 2026 - 13:34

Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, ka deklaruar se nuk ka koment për pretendimet e deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, i cili tha se vizitat e disa ambasadorëve mund të dëmtojnë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk kam asnjë koment. Faleminderit. Dhe të mos kesh një koment, është një koment,” tha Guerot në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

Ndërkaq, i pyetur për takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti të premten, pas shpalljes së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja Vjosa Osmani, ambasadori u shpreh se detajet e diskutimeve do t’i mbajë për vete.

Këto komente, Guerot i bëri pas një ngjarjeje me komunën e Prishtinës, ku u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës.

Deputeti Adnan Rrustemi i ka bërë thirrje disa ambasadorëve që të mos ndërhyjnë në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se ndërhyrjet e mundshme përmes vizitave apo takimeve mund të dëmtojnë rëndë institucionin më të lartë kushtetues në vend.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.