
Kandidatja për kryetare të komunës në Prishtinë, nga radhët e Partisë Social-Demokrate, Besa Shahini sonte është përballë analistëve në Politiko, ku do të shpalos planprogramin e saj 4 vjeçar për Prishtinën.
Shahini tregoi arsyen se pse ka kandiduar për kryetare dhe si mori guximin të kundërkandidonte me kandidatë të tjerë meshkuj.
Ajo tha se për shkak të përvojës politike që kishte në Shqipëri, e detyroi që të kandidonte edhe si kryetare për Prishtinën. Ajo gjithashtu theksoi se kishte përfunduar studimet për shkenca politike, e kjo i jepte mundësi të mira menaxhimi, për një komunë si Prishtina.
Përveç këtyre, ajo përmendi edhe arsyet e tjera, që e kanë bërë Prishtinën një qytet të papërballueshëm dhe tha se ajo kishte kapacitet dhe projekte të mira për menaxhimin e Prishtinës.
Ndiqeni videon e plotë për më shumë detaje: