Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

U ndal në rrugë për shkak të defektit në veturë, i vidhet çanta me 580 euro

Gazeta10
07 March 2023 - 9:04

Një grua ka raportuar në Polici se të hënën pasdite derisa ishin ndalur në rrugë, në Korreticë të Drenasit, për të riparuar veturën e tyre, persona të panjohur kanë arritur që nga vetura t’i vjedhin çantën në të cilën kishte dokumentet personale dhe  pesëqind e tetëdhjetë (580) € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

“Korroticë, Gllogoc 06.03.2023 – 15:10.  Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, derisa ishte me bashkëshortin duke lëvizur me veturë (Fushë Kosovë-Prizren) për shkak të një defekti në veturë janë ndalur dhe gjatë angazhimit për rregullimin e veturës, persona të panjohur kanë arritur që nga vetura t’i vjedhin çantën në të cilën kishte dokumentet personale dhe  pesëqind e tetëdhjetë (580) € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.” /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.