
Raportet mes Tiranës e Prishtinës zyrtare, sonte kanë arritur pikën më të ulët të tyre në gjithë historinë e dy shteteve që kur janë formuar, sipas gazetarit nga Tirana, Isa Myzyraj.
Deri pasditën e sotme sipas tij ishte e sigurtë që mbledhja e dy qeverive do të mbahej.
Kjo pasi Zyra e Kryeministrit Rama gjatë ditës së sotme u kishte dërguar gazetarëve agjendën e mbledhjes së nesërme ku ishin paraparë 13 pika të marrëveshjeve që ishin paraparë të dakordoheshin, transmeton Gazeta10.
“Rama është nxitur nga kanalet ndërkombëtare për ta bërë këtë konferencë për shtyp. Sonte si Rama e Kurti, kanë bërë veprime që i dëmtuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe padyshim, të dy deri nesër mëngjës ndoshta do ta zgjidhin me një takim ballë për ballë, ndoshta edhe pa praninë e mediave. Është shumë stresuese edhe për popullin që dy kryeministrat të dalin në konferencë për media dhe të flasin me një gjuhë të rëndë. Rama i dha Kurtit afat deri nesër mëngjes, ai u shpreh i bindur se deri nesër mund të ndryshojë situata.”, tha Myzyraj në Prime Time./Gazeta10