
Anëtari i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar për Kanal10 se po përgatiten teknikisht fletëvotimet për procesin e votimit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së.
Gashi tha se nuk ka më diskutime para votimit dhe se delegatët po presin përfundimin e përgatitjeve teknike.
“Po përgatitet teknikisht fletëvotimi. Nuk ka diskutime këtu, po presim deri të printohen fletëvotimet, sepse u vendos pyetja”, ka thënë Gashi.
Ai bëri të ditur se në fletëvotim do të jetë pyetja nëse delegatët janë për shkarkimin e kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Pyetja është: A jeni për shkarkimin e kryetarit Abdixhiku? Po ose jo”, ka deklaruar Gashi.
Për këto dhe zhvillime tjera, gazetari i Kanal10, Zeqir Hasani do të ndaj informacione…