Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U prezantua rrejshëm si polic, arrestohet i dyshuari në veri – i konfiskohen tri uniforma të PK-së

Gazeta10
01 June 2026 - 9:46

Një person është shoqëruar për në stacionin policor pasi i njëjti ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor në Mitrovicën e Veriut.

Sipas policisë, i dyshuari kishte veshur pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës.

Nga i njëjti janë konfiskuar tri vedhje të PK-së.

“Mitrovicë veri 31.05.2026 – 14:10. Njësiti policor ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar i cili kishte të veshur pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës. Lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe nga i njëjti janë konfiskuar tri veshje të PK-së. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.