Një 3-vjeçare u raportua e humbur ditën e sotme nga prindërit e saj në plazhin e Spillesë.
Policia pasi ka marrë njoftim nga një shtetas nga Elbasani rreth orës 17:00, se vajza e tij e mitur kishte humbur kontaktet dhe nuk po e gjenin dot, ka nisur menjëherë kontrollin përgjatë vijës bregdetare me Jet Sku dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e vajzës së mitur brenda pak minutash.
Punonjësit e policisë e kanë shoqëruar 3-vjeçaren te prindërit e saj, të cilët falënderuan policinë për reagimin e menjëhershëm.
Njoftimi i policisë:
Spille, Durrës
Gjendet brenda pak minutave nga Skuadra e Njësisë Policore Detare që monitoron vijën bregdetare në qarkun Durrës, një e mitur 3 vjeçe që u raportua e humbur nga prindërit e saj, në plazhin e Spillesë.
Policia Kufitare e Qarkut Durrës në bashkëpunim me Skuadrat e Njësisë Policore Detare që operojnë në qarkun Durrës, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe ardhjes në ndihmë të qytetarëve dhe pushuesve në nevojë, rreth orës 17:00 kanë marrë njoftim nga një shtetas nga Elbasani, i cili po pushonte me familjen në plazhin e Spillesë, se vajza e tij 3-vjeçare kishte humbur kontaktet me prindërit dhe nuk po e gjenin dot.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe patrullat tokësore, menjëherë kanë nisur kontrollin përgjatë vijës bregdetare dhe si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare nëpërmjet Jet Ski, brenda pak minutave bënë të mundur lokalizimin e 3-vjeçares që lëvizte e vetme përgjatë vijës bregdetare.
Punonjësit e Policisë kanë shoqëruar 3-vjeçaren tek prindërit, të cilët falënderuan Policinë për reagimin e menjëhershëm për gjetjen e saj.
Policia e Shtetit siguron qytetarët se ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin e sigurinë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me patrulla nga toka dhe deti, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë për pushuesit, vizitorët e turistët.r.t/abcnews.al