Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U refuzua në garën e PD, Ervin Salianji: Partia po trajtohet si pronë personale

Gazeta10
01 Maj 2026 - 8:11

Ervin Salianji ka reaguar pasi u refuzua nga gara për kryetar në Partinë Demokratike.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social ai shkruan se PD-ja është pasuri e shqiptarëve e si e tillë ajo nuk mund të jetë pronë private.

“Sot u konsumua një akt i padëgjuar ndonjëherë në historinë politike: refuzimi i pranimit të dokumenteve të kandidimit për kryetar të Partisë Demokratike. Ky nuk është thjesht një vendim procedural. Është prova më e qartë se Partia Demokratike po trajtohet si pronë personale dhe jo si një aset publik i ndërtuar me sakrificë nga mijëra demokratë. Kur ndalohet gara, nuk mbrohet partia por mbrohen interesat e ngushta të një grupi që vetëm ka frikë: ka frikë nga vota, ka frikë nga drejtësia, ka frikë nga e kaluara. Unë nuk kam kërkuar privilegje. Kam kërkuar garë. Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ që tenton ta mbajë peng”, shkruan ai. /Telegrafi/

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/salianjiervin/posts/1510646037087119?ref=embed_post

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.