Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U rrah nga disa policë në protestë, Bytyqi e paraqet rastin në IPK: S’toleroj huliganë në uniformën e Policisë

Gazeta10
07 October 2026 - 13:41

Veterani Gazmend Bytyçi, ka njoftuar se ka paraqitur në Inspektoratin Policor, rastin ku gjatë protestës në Prishtinë, disa policë u panë teksa ushtronin dhunë ndaj tij.

Bytyqi, ka thënë se ai beson në shtetin dhe Policinë e Kosovës.

Postimi:

Askush mbi shtetin!

Sapo paraqita rastin në Inspektoratin Policor për ata policë që ushtruan dhunë mbi mua dhe mbi protestuesit e tjerë.

Unë besoj në shtetin tim!

Unë besoj në policinë time!

Unë nuk toleroj huliganë në uniformën e Policisë.

Këtë shtet e kemi krijuar me gjak, nëse është e nevojshme, do ta mbrojmë me gjak.

Rroftë Republika e Kosovës!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.