
Presidentit i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, të hënën publikoi dokumentet si vërtetim se nuk ka asnjë dënim nga Gjykata.
Lidhur me këtë ç’ështje ka reaguar edhe gazetari Alban Lumi, i cili të dielën në emisionin qendror të sportit në Kanal10, kishte deklaruar se ekzistojnë dokumentet se Ademi nuk ka asnjë vednim gjyqësor penal në emër të Ademit.
“Premtova në emisionin e sportit me Lorik Gashin në Kanal 10, se ekzistojnë dokumentet. Besoi se kjo e mbyll debatin e hapur kot për këtë çështje” thuhet në postimin e Lumit.
Të dielën e 25 dhjetorit në emisionin “Kampionët”, u diskutua tema e licencimit të FFK-së nga MKRS-ja dhe në këtë diskutimin pati debatë të ashpra në studio.