Lajme

U tha se u favorizuan Komunat e VV-së, Bulliqi: Qeveria ndau “kulaqin” në bazë të nevojave  

Gazeta10
14 Dhjetor 2022 - 21:25

Kryetari i Komunë së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka folur në Poltiko për ndarjet buxhetore të Qeverisë së Kosovës për komunat e vendit.

Bulliqi i ka dhënë përgjigje edhe deklaratave të disa prej kryetarëve të komunave, se këto ndarje janë bërë duke favorizuar komunat që udhëhiqen nga kryetar të Vetëvendosjes, shkruan Gazeta10.

Ai ka treguar se as Komunës së Podujevës, nuk i janë plotësuar të gjitha kërkesat që ka pasur.

“Tash është edhe një çelës i ndarjeve buxhetore që bëhet. Mund të ketë ndonjë projekt që nuk është realizuar. Psh, ne në Podujevë, kemi nevojë për ndërtimin e një palestre sportive, sepse Komuna jonë e ka vetëm një palestër. Por, ja që në këtë vit s’më është mundësuar. Unë kam pasur edhe disa kërkesa, por që s’janë mbështetur. Mirëpo, i kemi projektet tjera që i kanë dhënë mbështetje. Qeveria në këtë aspekt ka bërë përpjkete maksimale me nda atë “kulaq” të përgjithshëm, në formë të kërkesave dhe nevojave të komunave. Sigurisht që nuk plotësohen të gjitha kërkesat tonë”, tha Bulliqi në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.