Gazeta10

Udhëzimin Administrativ që ndalon shaminë, MASHT-i thotë se çdo fëmijë do të jetë në banka shkollore

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë të ditur se është duke punuar që secili fëmijë të jetë në banka shkollore, raporton Gazeta10.

Këtë reagim MASHT e ka bërë në kuadër të njoftimit për pregatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor si dhe në kuadër të një debati që ka nisur ditëve të fundit në Kosovë për Udhëzimin Administrativ që ndalon shaminë.

Në njoftimin e MASHT thuhet se e drejta për shkollim është e garantuar me konventa ndërkombëtare si dhe me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Tutje, në njoftim thuhet se askush nuk do të ndjehet i përjashtuar dhe i cënuar dhe për këtë do të përkujdeset Ministria e Arsimit.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Komunikatë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave është duke i bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor 2022/2023 të nis sipas planit të paraparë.

Krahas investimeve për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, MASHTI është duke i trajtuar me kujdes aspektet ligjore dhe rregullimin e çështjeve të rëndësishme në mënyrën më të mirë të mundshme.

E drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar, andaj konform përgjegjësive që kemi, do t’i përmbushim të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore.

Ministria e Arsimit do të angazhohet në avancimin e sistemit arsimor dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, të favorshëm dhe mbështetës për të gjithë ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe cenuar.

Ju njoftojmë se tashmë jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor dhe presim që procesi mësimor të nis sipas planifikimeve.

Ju dëshirojmë pushime të mira dhe vit të mbarë shkollor!”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë