
Shefi i Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se është i befasuar me uljen e pagave në sistemin e drejtësisë nga Qeveria e Kosovës, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se financimi adekuata si dhe pavarësia e institucioneve janë themeli i një sistemi të sundimit të ligjit.
Më tej, ai ka thënë se një gjë e tillë është edhe kërkesë themelore për procesin e integrimit në BE.
Këtu keni postimin e plotë:
“Jam i befasuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për uljen e ndjeshme të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Financimi adekuat dhe pavarësia e institucioneve gjyqësore janë gurët e themelit të sistemit të sundimit të ligjit dhe kërkesat themelore të procesit të integrimit në BE”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Tëitter.
Kujtojmë se dje për këtë vendim ka pasur një kundërshtim të ashpër nga subjektet opozitare si dhe nga shoqëria civile në vend. / Gazeta10