Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ulje e temperaturave e reshje bore në Shqipëri, apelohet për kujdes nga shoferët

Gazeta10
26 November 2026 - 19:20

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në ditët në vijim priten reshje shiu me intensitet të lartë, shtrëngata afatshkurtra, borë në lartësitë mbi 1100 metra dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Për këtë arsye ARRSH bën me dije se kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gatishmëri për të garantuar qarkullimin në akset kombëtare.

ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve u kërkohet të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve, duke përdorur goma dimërore dhe zinxhirë në akset malore.

NJOFTIM ͏͏i ARRSH

Sipas parashikimeve të MeteoAlb, në ditët në vijim priten reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, shtrëngata afatshkurtra, reshje bore në lartësitë mbi 1100 metra, si dhe ulje e ndjeshme e temperaturave.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë të gjitha masat për përballimin e situatës.

Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gatishmëri për të garantuar qarkullimin në akset rrugore kombëtare.

Apel për drejtuesit e mjeteve:

Tregoni kujdes të shtuar gjatë udhëtimit.

Reduktoni shpejtësinë.

Respektoni sinjalistikën rrugore.

Kontrolloni gjendjen teknike të automjetit përpara nisjes, si dhe pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në akset malore.

Siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.