Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Uniforma e mbishkrime nacionaliste”, çka u gjet në shtëpinë e të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it?

Gazeta10
24 August 2025 - 17:28

Gjatë ditës së diel, Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar L.M., të dyshuarin për sulm ndaj KFOR-it dhe policisë në Zveçan më 29 maj të vitit 2023.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë sekuestruar një telefon, uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një ‘maicë’ me mbishkrim nacionalist të cilën dyshohet se e ka pasur të veshur ditën kritike.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe të përkthyesit dhe me vendim të prokurorit të është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Po ashtu me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për veprat penale : ‘Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qellim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës se Kosovës’., ‘Rrezikim i personave nen mbrojtje ndërkombëtare’, ‘Sulm ndaj personit zyrtarë’ dhe ‘Pjesëmarrja në turmë që krye vepra penale dhe huliganizëm’”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.