Manchester United ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratave me katër futbollistë.
Bëhet fjalë për Marcus Rashford, Diogo Dalot, Luke Shaw dhe Fred të cilët do të vazhdojnë edhe për një vit tjetër me ‘Djajtë e Kuq’.
Kontratat e secilëve nga këta futbollistë përfundonte në fund të sezonit dhe mediat angleze raportojnë se Unitedi ka arritur marrëveshje me këta katër lojtarë për të vazhduar bashkëpunimin.
Këta katër futbollistë kanë pasur në klauzolën e tyre opsionin për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për një edicion tjetër.
Përveç këtyre futbollistëve, Unitedi nuk ka arritur asnjë marrëveshje me portierin David De Gea, të cilit po ashtu i skadon kontrata në qershor dhe ai pritet të largohet nga klubi anglez.
Manchester United rikthehet në aksion të mërkurën pas pushimit nga Kampionati Botëror, ku do të përballet me skuadrën e Burnleyt në kuadër të FA Cup.