Lajme

Ura e Kukësit vazhdon të jetë e mbyllur, zyrtarët e PD-së pyesin se ku shkuan 35 milionë euro?

Gazeta10
24 Gusht 2024 - 14:29

Zyrtarët e Partisë Demokratike e Shqipërisë kanë bërë disa kritika ndaj Qeverisë e cila udhëhiqet nga Edi Rama.

Sali Berisha, kryetar i PD-së, ka shpërndarë një video të anëtarit të kryesisë së partisë së tij, Agron Kopllanaj, i cili ka pohuar se 35 milionë euro kanë paguar qytetarët për urën e Kukësit dhe ajo nuk është hapur, transmeton Telegrafi.

“35 milionë euro kanë paguar qytetarët për urën e Kukësit dhe kjo urë është e mbyllur nuk është hapur, po kalon sezoni i verës dhe qytetarët e Kosovës dhe të Kukësit është dashur të kalonin këtu, sepse janë paguar 35 milionë euro. Qeveria hesht dhe nuk jep përgjigje, ka detyrë të jap transparencë se ku kanë shkuar 35 milionë euro, dhe çfarë ka ndodhur”, thotë Kopallaj.

Ndërsa, Sali Berisha, qeverinë e ka quajtur kodi i mafies.

“Ura u inagurua, u kënduan dhe këngë, por u mbyll! Nuk thot njeri një fjalë sikur të ishte private! Kodi i mafies”.

Ndryshe, ura është ndërtuar në Rrugën e Kombit për të shmangur një kthesë 90 gradëshe në hyrjen në Kukës.

Ndërtimi i kësaj ure që është 320 metra i gjatë, 270 metra pa asnjë këmbë, e gjitha e varur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.