Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ura mbi lumin Ibër vendoset ta hapet për qarkullim

Gazeta10
28 April 2023 - 13:32


Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Aida Ferati-Doli  i ka parashtruar sot Kuvendit të Komunës kërkesën për hapjen e Urës së Ibrit.

Kjo kërkesë e saj ka marrë shumicën e votave, pra përkrahjen e 11 asamblistëve të Kuvendit dhe vetëm asamblisti serb Dushan Milunoviq ka qenë kundër dhe një tjetër që ka abstenuar.

Ferati-Doli e ka shpjeguar kërkesën që ka paraqitur duke thënë se është “koha e fundit” që të mundësohet liria e lëvizjes nëpër urën që ndan anën veriore dhe jugore të qytetit.

Ajo ka shpjeguar se kjo kërkesë ende nuk i është përcjellë Policisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe organizatave tjera ndërkombëtare në Kosovë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.