Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Urime të përzemërta akademikes Justina Shiroka-Pula” – Rama uron presidenten e re të Kosovës

Gazeta10
07 October 2026 - 9:10

Kryeministri Edi Rama ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri i shpreh mbarësi dhe suksese, duke theksuar se zgjedhja erdhi në një kohë sfiduese për Kosovën.

“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka – Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.

Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”, shkruan Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.