Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ushtarakët kosovarë bëhen bashkë, dakordohen për angazhim në mbrojtje të sigurisë

Gazeta10
19 Qershor 2023 - 15:44

Sot në Ministrinë e Mbrojtjes në dy takime të ndara janë pritur ish-ministrat e Mbrojtjes së Kosovës bashkë me ish-komandantët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shoqatat e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës.

Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Sot në dy takime të ndara kam pritur ish-Ministrat e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës bashkë me ish-Komandantët e ushtrisë sonë dhe Shoqatat e Dëshmorëve, Veteranëve dhe Invalidëve të luftës. Gjatë takimit i njoftova për zhvillimet dhe avancimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, zhvillime këto që janë duke vazhduar në përmbushje të objektivave tona strategjike të cilat e bëjnë ushtrinë tonë forcë profesionale, të trajnuar, shkolluar dhe të armatosur sipas standardeve të NATO-së. Gjithashtu diskutuam edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në vendin tonë dhe më gjerë. Secili nga ne dhe të gjithë bashkë duhet të angazhohemi për një mjedis të qetë dhe të sigurtë në Republikën e Kosovës.”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka thënë se veprimet e Ksoovës janë në vazhdimësi të koordinuara me partnerët./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.