Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ushtarët e FSK-së pjesë e garës për Luftëtarin më të Mirë të shtetit të Iowas

Gazeta10
06 April 2024 - 10:26

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar se në Iowa po zhvillohet gara për Luftëtarin më të Mirë të Shtetit për këtë vit, ku po marrin pjesë edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në faqen e ambasadës janë publikuar fotografi të ushtarëve të FSK-së, ku njëri prej tyre shihet përkrah një ushtari amerikan.

“Gara për Luftëtarin më të Mirë të Shtetit të Ioëa-s 2024 po zhvillohet këtë fundjavë në Camp Dodge, Iowa. Ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë. Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në tokën e Iowa-s për herë të parë në shtatë vjet. Suksese të gjithë ushtarëve në garë dhe fitoftë më i miri!”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.