Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ushtarët e helmuar në Uzinën e armëve transportohen me helikopter në spitalin e Traumës

Gazeta10
20 August 2022 - 22:06

Ka ndodhur një incident në uzinën mekanike të Gramshit, ku janë helmuar dy ushtarë. Report Tv është interesuar pranë Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka konfirmuar se ushtarët janë transportuar me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë trajtim mjekësor, transmeton Gazeta10.

Report Tv ka mësuar se ushtarët janë lënduar ndërsa një grup ekspertësh janë nisur nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme drejt Uzinës Mekanike.

Ende është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar helmimin e ushtarëve. Dyshohet se sulmi ndaj ushtarëve u bë nga 2 rus dhe 1 ukrainas, shkruan Shqiptarja.com. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.