Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ushtarët grekë të KFOR-it stërviten për t’u përballur me trazira në kamp në Novosellë

Gazeta10
15 July 2024 - 13:56

Ushtarët grekë nga batalioni i dytë shumëkombësh i Forcës Rezervë Operacionale të KFOR-it zhvilluan një stërvitje për kontrollin e trazirave të turmës dhe heqjen e pengesave në kampin në Novosellë, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.

KFOR-i njoftoi se “stërvitja u mbështet nga ushtarët nga Batalioni Rezervë Taktik Hungarez i KFOR-it, të cilët i ndihmuan ata të familjarizohen me teknikat, taktikat dhe procedurat specifike për këto lloj ushtrimesh”.

Si zakonisht, KFOR-i rikujtoi se “vazhdon ta zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.