Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vajza e dëshmorit nga Krusha e Vogël e braktis vendin: Kosovë na fal, na u shuajten ëndrrat

Gazeta10
05 October 2022 - 20:05

Vajza e dëshmorit të luftës, Erza Shehu nga Krusha e Vogël me një postim në Facebook, ka treguar arsyen pse është larguar nga Kosova, raporton Gazeta10.

Ajo ka marrur vendim të shkojë në Gjermani për punësim dhe shkollim pasi nuk ka mundur në Kosovë të gjejë punë.

“Në vendin ku i dhash të gjithë, babin, gjyshin, axhin tashme po rinise nje fillim te ri në kurbet , shkollim e punesim ne vend te huaj!…Kosovë na fal, na u shuajten ëndrrat!”, ka shkruajtur Shehu.

Tutje, ajo ka thënë tash e 23 vite ka parë ankesat e politikanëve për m[agat e tyre maksimale përderisa të tjerët jetojnë me paga të ulta.

“Tashmë plot 23 vitë përderisa shohim ankesat e politikanëve për pagat e tyre maksimale, shumë nëna kanë jetuar dhe jetojnë tash e 23 vite me paga aq të ulta , saqë nuk jemi në gjendje ne si femijë të martirëve te shkollohemi apo të kemi një punë të sigurt nga pakujdesia e shtetit!”,tha vajza e dëshmorit./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.