
Gazetari Valdrin Daci, gjatë lidhjes direkte në Kanal10, u shpreh se shpreson që dita e zgjedhjeve të jetë një ditë feste për të gjithë qytetarët dhe jo vetëm për një parti politike.
Ai tha se e diela në Pejë zakonisht nis si një ceremoni familjare, ku njerëzit mblidhen, pinë kafe dhe bisedojnë rreth zgjedhjeve, duke reflektuar rëndësinë e kësaj dite për jetën demokratike në vend.