
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, gjatë seancës së sotme ka përdorur një gjuhë ofenduese ndaj një deputeti të partisë në pushtet.
Bunjaku në videon që ka publikuar mediumi Koha, dëgjohet duke i thënë deputetit Adnan Rrustemit të VV-së, ‘’magjup’’ e ‘’majmun’’.
Për këtë mediumi në fjalë thotë se nuk pati vërejtje nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
Ndërkohë që deputetja, Bunjaku e ka mohuar se ka thënë një deklaratë të tillë.
“Nuk është e vërtetë, majmun. Majmun i kam thënë”, ka deklaruar ajo për KOHËN. “Absolutisht, pasha Zotin, jo me kërku falje, po veç edhe një herë le të gabon, edhe një herë më shumë ia bëj. Qekaq!” ka shtuar kur është pyetur se a i kërkon falje deputetit Rrustemi.
Kjo nuk është hera e parë që në Kuvendin e Kosovës përdoret gjuhë ofenduese, por rasti i deputetes përfshinë edhe gjuhën raciste.