
Në emisionin “Kampionët” këtë të diel të ftuar janë: Avni Haxhiu, Valon Zymberi, Lulzim Abazi, Faruk Statovci, Artan Osmani.
Gjatë diskutimit për moslicencimin e FFK-së, Valon Zymberi ka caktuar edhe fajtorët për këtë situatë.
“Të gjithë klubet e Kosovës e kemi sjellur Federatën në këtë gjendje. Fajtor nuk është vetëm FFK-ja, faj kemi edhe ne klubet”, tha Zymberi.
Tutje, ai theksoi se për çështjen e licencimit nuk janë njoftuar me kohë.
“Procesi I licencimit ka filluar në muajin korrik të vitit 2022, ndërsa ne klubet jemi njoftuar në dhjetor të po këtij viti”, përfundoi Zymberi.