
Raporti: Kanal10
Importimi i produkteve serbe në Kosovë po vazhdon të rritet edhe më tej. Deri në muajin nëntor, Kosova ka importuar mallra nga Serbia me vlerë mbi 340 milionë euro. Mirëpo, e kundërta po ndodh me produktet që vinë nga Shqipëria. Vendi nuk e ka atë partner kryesor. Për këtë, deputetë të opozitës kanë ngritur kritika ndaj ekzekutivit.
Përkundër thirrjeve të vazhdueshme për bojkotim të produkteve serbe, prodhimet nga ky shtet janë shtuar dukshëm në tregun e Kosovës.
Ndërkaq, e kundërta po ndodh me ato të Shqipërisë, pasi vendi nuk e ka atë partner kryesor as në eksport.
Deri në nëntor, Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë mbi 340 milionë euro.
Andaj kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna ka ngritur kritika, derisa ka thënë se barrierat tregtare që janë duke u bërë mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë duke u aplikuar me Serbinë.
Zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm në Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, Zef Dedaj e ka pohuar se krahas vendeve të rajonit, Serbia prinë për eksport të mallrave në drejtim të Kosovës.
Megjithatë, rritjen e importit me Serbinë, Dedaj e ka arsyetuar edhe me ngritjen e çmimeve për mallrat.
Ndërsa, kritika për zvogëlimin e rritjen e importit të mallërave nga shteti serb, e zvogëlimi nga Shqipëri, kanë ngritur edhe deputetë të partive opozitare.
Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ditë më parë kanë thënë se mënyra më e mirë dhe më paqësore për t’i dal zot vendit, është duke blerë produkte vendore dhe duke mos blerë asgjë të prodhuar në Serbi. / Kanal10