
Tre të vdekur dhe disa të plagosur ishte bilanci i një aksidenti që ndodhi ditë me parë në Prizren, pas organizimit ilegal të garave mes veturave.
Edhe pas kësaj ngjarje të rënë po vazhdojnë të mbahen gara të tillë në autostrada. Një e tillë ka ndodhur edhe të hënën në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Sipas Policisë, shoferët H.A., i moshës 24-vjeçare dhe S.A., i moshës 21-vjeçare, me veturat e tyre me datën 18.12.2023 rreth orës 22:35, po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.
Ndaj tyre, policia shqiptoi gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 150 euro dhe nga 1 pikë negative.