Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vazhdojnë reagimet për rritjen e tatimit në pronë

Gazeta10
29 January 2023 - 19:10

Raporti: Bleona Dallaveraj

Kritika e pakënaqësi ka vazhduar të krijojë edhe me tutje vendimi për rritjen e tatimit në pronë. Qytetarët e kanë kundërshtuar një vendim të tillë, pasi që atyre u kanë ardhur faturat e reja shumëfish më shtrenjtë. Pakënaqësi kanë shprehur edhe përfaqësues të bizneseve. Ata kanë thënë se ky vendim ka ardhur në kohën më të papërshtatshme.

Përveç qytetarëve, edhe përfaqësues të bizneseve janë ankuar për rritjen e tatimit në pronë.

Pas vendimit të ri, shumë prej bizneseve do të paguajnë mijëra euro për tatimin në pronë.

Pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj ka thënë se me vendimin e ri biznesi i tij do të detyrohet të paguajë shumëfish më shumë.

Ai ka thënë se ky vendim është marrë në kohë jo të duhur.

Derisa, vendimin për rritje të tatimit në pronë e kanë kundërshtuar edhe opozita, duke kërkuar që i njëjti të shfuqizohet.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vlerësuar se qytetarët do ta kenë të pamundur ta përballojnë rritjen e tatimit në kohën kur çmimet në treg kapin shifra rekorde.

“Vendimi i Ministrisë së Financave për rritjen e tatimit në pronë, ka goditur direkt xhepin e qytetarëve, në këtë kohë kur çmimet për secilin produkt janë dyfishuar. Në mungesë të veprimeve serioze në shërbim të rritjes së mirëqenies socio-ekonomike, qeveria paska vendosur që përmes kuvendeve komunale të vazhdojë me mashtrim, me propozimin për faljen e tatimit në pronë për 100 euro. Kjo qasje mashtruese duhet të ndalet! Të shfuqizohet aplikimi i rivlerësimit të fundit dhe faturat për vitin 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022”, thotë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shfuqizimin e këtij vendimi e kanë kërkuar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga subjekte tjera politike.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka propozuar që 100 eurot e para të falen për qytetarët dhe se sipas tij, një veprim i tillë do të ishte në të mirë të tyre, duke shtuar se vetëm bizneseve do t’u duhet të paguajnë më shumë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.