Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vazhdon aksioni në rastin “Brezovica”, bastisen shtëpi, lokale e autosallone

Gazeta10
02 March 2023 - 9:30

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka lëshuar urdhëresë për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive, lokaleve përcjellëse dhe autosalloneve në kuadër të rastit “Brezovica”.

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur disa autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë dhe Lipjanit, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganën e Kosovës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kont​roll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive, lokaleve përcjellëse dhe auto salloneve, sot, është duke e realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur disa autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrisë dhe Lipjanit”, thuhet në komunikatë./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.