Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Vazhdon bashkëpunimi i UBT-së me University of Cambridge në kuadër të Qendrës për Simulimin e Politikave Publike

Gazeta10
20 September 2023 - 17:13

UBT është duke vazhduar bashkëpunimin e frytshëm me University of Cambridge, në kuadër të Qendrës për Simulimin e Politikave Publike, ku si rezultat i këtij bashkëpunimi me Centre for Resilience and Sustainable Development, University of Cambridge, është arritur kristalizimi i simulimit bazuar në studimin me temë: “Cambridge Policy Boot Camp (CPBC) on Feeding Children Nutritiously for Kosovo”.

Realizuar nga grupi punues, stafi akademik i UBT-së, së bashku me grupin punues te Cambridge International, parashihet që në muajin nëntor të përfundohet simulimi i këtij studimi, përpara target grupeve të ndryshme të politik bërjes në Kosovë.

Qendra “Cambridge Public Policy Simulation Lab” përdorë një qasje sistematike dhe gjithpërfshirëse, duke qenë kështu e para e këtij lloji, jo vetëm në Kosovë apo në rajonin e Ballkanit, por në të gjithë Evropën Juglindore.

Duke kombinuar metodologjitë, platformat dhe njohuritë që janë zhvilluar ndër vite nga University of Cambridge, si dhe sistemet inovative me një ekspertizë të lartë dhe ndërdisiplinore që ka ndërtuar UBT, me fokus në rolin e qeverisë në Kosovë, kjo qendër synon ngritjen e vlerave, cilësisë së politikave publike, cilësinë e jetesës, konkurrencën, vendet e punës, inovacionin, teknologjinë, digjitalizimin, si dhe të gjitha kompetencat kryesore të politikave publike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.