Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Gazeta10
02 October 2023 - 10:39

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala në Dhomat e Specializuara në Hagë me fillim nga ora 09:30.

Ndryshe në çështjen gjyqësore Pjetër Shala, dëshmitari i parë i thirrur nga Mbrojtja, Bardhyl Mahmuti, përfundoi më parë dhënien e dëshmisë.

Veprimtari Bardhyl Mahmuti i cili ishte dëshmitar i mbrojtjes në Hagë, tha se duke qenë pjesë e Lëvizjes Popullore ka qenë edhe në strukturat e UÇK-së. Mahmuti tha se UÇK-ja nuk ka pasur karta anëtarësimi pasi nuk ka qenë parti politike dhe se i njëjti nuk ka pasur ndonjë nofkë.

Lidhur me veprimtarinë e tij në kuadër të UÇK-së, i njëjti tha se ka qenë i angazhuar në mbrojtjen politike të UÇK-së, për të arsyetuar në rrafshin diplomatik domosdoshmërinë e luftës çlirimtare të UÇK-së.

Seancat e Pjetër Shalës janë planifikuar të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.