Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vazhdon takimi Kurti–Abdixhiku

Gazeta10
18 August 2026 - 17:33

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë ende duke zhvilluar takimin e tyre në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe institucional në vend.

Takimi po zhvillohet në një kohë kur partitë politike po përballen me presion për të gjetur një zgjidhje për konstituimin e institucioneve dhe shmangien e një tjetër krize politike.

Deri në këto momente, takimi Kurti–Abdixhiku ende nuk ka përfunduar dhe nuk ka të dhëna zyrtare për ndonjë marrëveshje të arritur mes palëve.

Pas përfundimit të takimit pritet që Kurti dhe Abdixhiku të deklarohen për mediat dhe të bëhet e ditur nëse është arritur ndonjë pajtim apo nëse negociatat do të vazhdojnë.

Takimet mes dy liderëve janë zhvilluar edhe më herët në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike për situatën e krijuar në vend./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.