Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vazhdon të jetë i hapur konkursi për pranimin e studentëve të rinj në UP

Gazeta10
04 September 2023 - 15:05

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se konkursi plotësues për pranimin e studentëve të rinj, në studime themelore vazhdon të jetë i hapur.

Studentet mund të aplikojnë deri më datën 7 shtator 2023, transmeton Gazeta10.

 “Vazhdon të jetë i hapur konkursi për pranim të studentëve të rinj në studimet themelore – baçelor në Universitetin e Prishtinës.  Gjithsej 2711 vende të lira për studentë të rregullt janë të hapura në këtë afat të dytë të konkursit, në dhjetëra programe studimore atraktive që ofrohen për të rinjtë”, thuhet në njoftimin e UP-së “Hasan Prishtina.

Bëhet e ditur se aplikimi në këtë konkurs, në UP-në “Hasan Prishtina”, do të jetë i hapur deri më datë 7 shtator 2023.

Për informatat e përgjithshme rreth konkursit, kriteret, programet studimore dhe të tjera informata, klikoni KËTU.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.