Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdekja e Astritit, Avni Dehari: 10 vjet për ne si familje janë torturë

Gazeta10
05 November 2026 - 10:46

Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, pas homazheve te varri i të birit, ka deklaruar se kanë kaluar 10 vjet nga vdekja e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ndërsa rasti ende nuk është zbardhur.

Ai ka thënë se kjo periudhë ka qenë jashtëzakonisht e rëndë për familjen, bashkëveprimtarët e Astritit dhe qytetarët e Kosovës, të cilët, sipas tij, vazhdojnë të presin drejtësi.

“10 vjet që nga rasti i vrasjes së Astriti në Qendrën e Paraburgimit në Prizren janë shumë për t’u zbardhur drejtësia. 10 vjet janë torturë për ne si familje për bashkëveprimtarët e Astritit për qytetarët e Kosovës brenda kufijve të shtetit por edhe brenda kufijve të Republikës së Kosovës janë tepër për të pritur se çka do të ndodhë me këtë rast që ende nuk po përmbyllet. 10 vjet janë vërtetë torturë dhe flasin shumë së Prokruroria që nga fillimi tok më shumë bashkëveprimtarë të trye, aleatë të tyre e kanë zvarritur këtë hetim deri në skajshmëri”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.