Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vdekja tragjike e 4-vjeçarit, familja në kujdesin e mjekëve                                                                                                                

Gazeta10
23 May 2023 - 18:44

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10

Pas shumë orësh kërkimi, ekipet e shpëtimit e kanë gjetur trupin e pajetë të 4 vjeçarit që u zhduk mbrëmjen e së hënës në Akrashticë të Vushtrrisë. Familja e tronditur po merr ndihmën mjekësore pas tragjedisë që e ka goditur. Një nga familjarët e vogëlushit të mbytur është lutur për më shumë intervenime që të sigurohet jeta e fëmijëve të tjerë.   

Nën ethe e frikë priste lajme për fatin e të birit të tij 4 vjecar që është zhdukur në rrjedhën e lumit Ibër Lepenci.

Babai i shoqëruar me familjarë të tjerë i ka varur të gjitha shpresat te ushtarët e FSK-së, policët dhe zjarrfikësit që kishin nisur kërkimet që në orët e hershme të mëngjesit.

Bashkë me orët që kalonin, rritej ankthi te të gjithë e në vecanti tek familja.

Pas konsultave profesionale, ekipet e kërkim-shpëtimit vendosën të drjetohen tek rrjedha e lumit Ibër Lepenci në fshatin Bukosh.

Projeksionet e ekspertëve dolën të sakta, trupi i pajetë i fëmijës katër vjecar u nxorë nga shtrati i lumit pas disa orë kërkimesh. 

Lajmi u konfirmua zyrtarisht edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Tashmë , familjarët e viktimës i kanë hapur dyert e shtëpisë për ngushëllime.

Daja i të ndjerit ka thënë se gjendja e tyre emocionale është tejet e rënduar, prandaj edhe po marrin trajtim mjekësor.

Ai për Kanal10 ka dhënë detaje se si ka ndodhur rasti.

Familjarët kanë kërkuar nga institucionet që të bëhet më shumë në rritjen e sigurisë në lumenjë për të ruajtur jetën e fëmijëve të tjerë.

https://youtu.be/HxLFQZj7wGo

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.