Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdekja e dyshimtë e 27 vjeçarit në Lipjan, Osmani: Zyrtarët që mund ta kenë shkelur ligjin të vihen para drejtësisë pa vonesë

Gazeta10
08 July 2025 - 18:21

Presidentja Vjosa Osmani, sapo ka bërë një reagim publik për vdekjen tragjike të Agon Zejnullahut në Lipjan. Teksa ka bërë thirrje për hetim profesional e të pavarur, Osmani thotë se “secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë”.

Ajo shkruan se “askush nuk është mbi ligjin”.

Reagimi i plotë:

Ngjarja e rëndë dhe tronditëse e vdekjes së një të riu 27-vjeçar, rreth së cilës ekzistojnë dyshime serioze se ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë, kërkon urgjentisht transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi të pakompromis.

Të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe profesionale dhe secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë. Askush nuk është mbi ligjin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.