Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdekjet nga barnat e falsifikuara, kërkohen më shumë inspektorë

Gazeta10
23 February 2023 - 12:40

Ministra e Shëndetësisë është duke përmbyllur kornizën shëndetësore sa i përket rregullave dhe çmimeve për barna, kështu ka thënë zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha në tryezën e diskutimit me temën “Parandalomi i barnave të falsifikuara: Fakte dhe shifra”, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane

Berisha tha sa i përket furnizimit me barna nga lista esenciale këtë vit ka mungesë të buxhetit.

Në këtë tryezë ka marr pjesë edhe kryesuesi i Hulumtimit dhe Zhvillimit në ‘Hoffmann-La Roche” Pius Waldmeier, i cila tha se shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se një milion njerëz vdesin nga barnat e falsifikuara.

Ai tha se janë të përkushtuar se parandalohet dhe luftohet kjo dukuri.

“Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se një milion njerëz vdesin nga barnat e falsifikuara, jemi munduar ta parandalojmë dhe ta luftojmë, por këtu vit pas viti një milion persona vdesin, dhe kjo është e pa pranueshme. Kjo shifër është dhënë nga OBSH. Po është shumë e vështirë të parandalohet se ka shumë shifra apo shuma qe hyjnë aty shumë biznese. Dhe shumica e produkteve online janë fallco dhe kjo është për të ardhur keq. Malli i falsifikuar nganjëherë duket më i mirë nga paketimi dhe ajo çfarë duhet është digjitalizimi”, tha ai.

Ndërsa, eksperti i Farmaceutikës, Arianit Jakupi tha se janë në proces të hartimi të disa ligjeve të rëndësishme që kanë ndikim në sektorin farmaceutik që do të shërbejnë në vitet e ardhshme.

Ish-ministri i shëndetësisë Armend Zemaj në një fjalë rasti tha se numri i inspektoratit shëndetësor është lënë nën hije. /Gazeta 10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.