Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vdes 15-vjeçari pasi bie nga ndërtesa në Mitrovicë

Gazeta10
12 January 2023 - 16:22

Një 15-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pasi ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Luan Haradinaj” në Mitrovicë, raporton Gazeta10.

Këtë për Gazeta10 e ka konfirmuar, zëdhënësi në policinë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se rasti në polici është hapur si hetim i vdekjes.

“Sot, rreth orës 13:00,  është raportuar se në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit.”, ka thënë Zahiti për Gazeta10.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë  është dërguar në IML për obduksion./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.