
Ka vdekur avokati i ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Andrew Strong, i cili ishte pjesë edhe e ekipit mbrojtës të Ramush Haradinajt në Hagë, raporton Gazeta10.
Lajmin e ka dhënë ish këshilltari i ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Avni Bytyqi, duke thënë se avokati Andrew për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njëriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën.
“Andrew Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë. Andrew ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar. Fliste bukur shqip dhe e donte fort Kosovën. Ai jetoi duke e mbrojtur histrorinë e luftës tonë çlirimtare”. Ka shkruar Bytyqi në rrjetin social Facebook.
Ai tutje ka rrëfyer se si ai e ka quajtur vëlla në shqip.
“Me quante vëlla në shqip, e me trajtonte si të tillë. Do të na mungojë shumë të gjithëve që e njohem dhe punuam me të. Ngushëllime gruas së tij Rachel, dhe tre fëmijeve që la pas.
Faleminderir për të gjitha, vëlla!”, ka shkruar Bytyqi. /Gazeta10/
Postimi i tij i plotë: