Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdes doktori Emrush Hetemi

Gazeta10
18 January 2023 - 21:35

Familja e Dr.Emrush Hetemit ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë familjari i tyre, Emrush Hetemi i cili punoi që 40 vite si mjek në Prishtinë, Drenas dhe Skenderaj.

Në njoftim thuhet se varrimi i të ndjerit do të mbahet nesër në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.

“Njoftim ka ndërruar jetë Doktor Emrush Hetemi anëtar i OMK-së Ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë Doktor Emrush (Rexhep) Hetemi. Dr. Hetemi ka shërbyer rreth 40 vite si mjek në Prishtinë, Drenas dhe Skenderaj. Ai kishte shërbyer në dy mandate si Drejtor i Klinikës së Dermatovenerologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Varrimi do të mbahet nesër me datë 19 Janar pas namazit të Ikindisë në ora 14:20 në varrezat në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë. E pamja mbahet me datë 20,21,22 janar, në Hotel “Grand” Prishtinë, Kati i II-të. Me respekt familja Hetemi.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Dr. Hetemi ka shërbyer rreth 40 vite si mjek në Prishtinë, Drenas dhe Skenderaj. Ai kishte shërbyer në dy mandate si Drejtor i Klinikës së Dermatovenerologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.