
Një polic i Njësive Speciale të Policisë Kufitare ka vdekur në vendin e punës teksa po qëndronte në pikën kufitare në Jarinjë.
Këtë e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Rreth orës 07:20 është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinjë. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar”, tha Elshani.
Polici la pas gruan, nënën dhe dy fëmijë.