Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Vdes në moshën 25-vjeçare djali i Tim Roth, Cormac Roth

Gazeta10
31 October 2022 - 23:26

Cormac Roth, djali i aktorit anglez, Tim Roth, ka vdekur në moshën 25-vjeçare, shkruan People.

“Të dielën, më 16 tetor, ne humbëm djalin tonë, Cormac pas një beteje të me kancerin”, njoftoi familja Roth.

“Ai vdiq i qetë në krahët e familjes së tij që e donin dhe e adhuronin. Ai luftoi me një guxim të jashtëzakonshëm vitin e kaluar dhe e ruajti zgjuarsinë dhe humorin e tij deri në fund”, thuhet në një deklaratë të familjes.

“Një shpirt i butë që solli kaq shumë lumturi dhe shpresë për ata që e rrethonin. Hidhërimi rritet kur mendojmë për atë djalë të bukur që njohëm gjatë këtyre 25 viteve e 10 muajve”, sipas deklaratës.

Cormac u diplomua në Kolegjin Bennington në Vermont dhe ishte një muzikant jashtëzakonisht i talentuar.

Në një postim në Instagram në muajin korrik, Cormac njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer të fazës së tretë në nëntor të 2021.

“Më ka hequr gjysmën e dëgjimit, 60 kilogramë peshë, besimin tim dhe do të vazhdojë rrugën e tij vrastare, derisa unë të arrij ta ndaloj disi. Por, nuk më ka hequr vullnetin për të mbijetuar, apo dashurinë për të bërë muzikë. Nuk ma ka hequr ende”, shkroi Cormac në Instagram. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.