82-vjeçari, B.J. ka vdekur mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi ishte aty i shtrirë për shkak se ishte goditur nga një automjet transportues në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë në afërsi me udhëkryqin e fshatit Prelez i Muhaxherëve.
Për Klankosova, Kanul Veseli, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, ka thënë se shoferi i automjetit që e ka goditur është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shoferi i automjetit A.B (M/K) i moshës 54 vjeçar është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore./Gazeta10