Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdes një 35-vjeçar i cili erdhi për pushime në Kosovë, shkaktohen edhe 78 aksidente tjera

Gazeta10
05 January 2023 - 19:16

Raporti: Viola Korça / Kanal10

Një  35 vjecar ka vdekur si pasojë e një veaksidenti në Cagllavicë, mëngjesin e së enjte. Viktima kishte ardhur për t’i kaluar pushimet në Kosovë. Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shkaktuar 30 aksidente me të lënduar dhe 48 me dëme materiale.

A.A, 35 vjeçar i cili kishte ardhur për t’i kaluar pushimet në Kosovë, ka vdekur pas një aksidenti në Çagllavicë.

Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se viktima është vetaksidentuar rreth orës 05 të mëngjesit.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Cagllavicë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet(me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët”, tha Flora Ahmeti – Zëdhënëse e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës.

Mirëpo, ky nuk ishte aksidenti i vetëm i shkaktuar gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Nga policia  kanë njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shkaktuar 30 aksidente me të lënduar dhe 48 me dëme materiale.

Ndërsa, shqetësues numrin e madh të aksidenteve në trafik e ka parë eksperti i komunikacionit, Selami Kolgeci.

Në një përgjigje për Kanal10 nga Policia e Kosovës kanë thënë se gjatë periudhës janar-nëntor 2022, 98 persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në trafik, derisa mbi 7 mijë janë lënduar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.