Një mashkull i moshës rreth 50-vjeçare ka humbur jetën sot rreth orës 13:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.
Siç ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zaiti për Gazeta10, i ndjeri kishte rën nga lartësia e “Urës së Gjakut”, për cka edhe s’ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.
“Sot , rreth orës 13:30, është raportuar se në rrugën ‘ Dëshmorët e Kombiti” në Mitrovicë, si pasoj e rënies nga lartësia e urës ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 50 vjeçar. Hetuesit policor kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.” – ka njoftuar Zaiti për Gazeta10.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.